Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri nē Kukës. Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thekson se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën. Gjithashtu sipas AKB-së kjo e rrit edhe mundsinë e konkurencës të importeve dhe eksportëve të mallrave dhe shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë por dhe me gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …