leoni

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB ka kërkuar nga Qeveria heqjen e taksave për produktet e importuara nga SHBA-të

Aleanca Kosovare të Bizneseve ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen e taksave për produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të ndihmonte në përjashtimin e Kosovës nga masat tarifore të SHBA-së dhe do të mbante tregun e eksportit të hapur për prodhuesit kosovarë, ka theksuar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai ka përkujtuar më tutje se që nga vitit 2008, Kosova ka pasur preferenca tregtare për mbi 3 mijë e 500 produkte për eksport në SHBA pa taksa dhe ka qenë mundësi e madhe për të promovuar produktet tona. “Për katër vjet, Kosova ka pasur eksport mbi 440 milionë euro produkte të ndryshme, po ashtu ka pasur edhe importe mbi 400 milionë euro. Ne e vlerësojmë bilancin tregtar më të mirë si shtet me Amerikën. Është dashur që Kosova të rishikojë këto mundësi dhe vlerësojmë shumë lart Qeverinë e Kosovës nëse merr hap për të hequr taksat 10 për qind” ka thënë mes tjerash, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …