leoni

AKB: Kosova mbetet vendi i vetëm në BE nën sanksione ekonomike

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shfaqur brengën e saj për pasojat që po i shkaktohen Kosovës nga sanksionet. Nëpëmjet komunikatës për medie, kjo aleancë ka tërhequr vërejtjen se humbjet që po shkaktohen nga vendosja e tyre janë tejet të mëdha. Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar se Bashkimi Evropian shumë herë është treguar jo konstruktive në raportin Kosovë-Serbi duke sanksionuar Kosovën e duke i dhënë shpërblime Serbisë. Kryetari i kësaj aleance, Agim Shahini, ka thënë se deri sa qeveria e Kosovës bën gabim diplomatike me partnerët tonë tradicional, Serbia do të shpërblehet vazhdimisht sikurse ky memorandum i fundit ku Serbisë i jepen gjashte miliardë euro investime në miniera dhe minerale, kjo do të ketë implikim te madh ekonomikë, politik dhe integruese për Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …