Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka treguar rezultatet e një studimi hulumtues që kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës, duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve. Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtor. “Ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë. Kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19, pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën me numër rekord rreth 20 mijë sosh. Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë”, tha ai. Ndërkaq Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve minimum 20 mijëvfamilje kanë mbet pa punë. “Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë. Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”, tha Koci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …