AKB: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Maqedoni, 400 milionë euro

AKB: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Maqedoni, 400 milionë euro

Kryetari i AKB-së z. Agim Shahini priti ne takim Kryetarin e Odes Ekonomike Maqedonisë Veri –Perëndim z.Mendi Qyra  më bashkëpunëtorë me të cilët biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen. Agim Shahini, Kryetar i AKB ,në fjalën e tij para të pranishmeve theksoi se bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni ende ka nevojë te rritet , sa i për ketë shkëmbimeve tregtare ne keto dy vende, pra  Kosova  është në  vendin e dytë më eksporte në këtë vend mbi 118 milion euro, kurse importet nga Maqedonia është rreth 282 milion euro që në total është  mbi 400 milion euro që për këto dy shtete janë pak nëse krahasojmë me shtetet fqinje.

Kosova dhe Maqedonia kanë lidhje tradicionale ne mes veti, jo vetëm ne fushën  ekonomike  dhe   politike por edhe lidhje familjare e miqësore. Shpreh konsideratë për bashkëpunimin, njëherësh  si AKB më juve si  Oda Ekonomike Maqedonisë Veri-Perëndimore , jemi te paret që kemi lidh bashkëpunim si dy institucione, ku kemi  organizuar shumë projekte , vlen të potencohet projekti madhor siç ishte projekti  për ditën e Pavarësisë se Kosovës te organizuar ne Sheshin e Shkupit, ku ishin prezent Presidentet e dy shteteve, përfaqësues te institucioneve lokale e qendrore, prodhues e biznese si dhe me pjesëmarrje të madhe qytetareve. z. Mendi Qyra,  Kryetrarin e Odes Ekonomike Maqedonisë Veri –Perëndim, theksoi se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve ka jep mesazh shume te mirë në koordinimin dhe bashkëpunimin ne mes të bizneseve të dy vendeve. Ju përgëzoj për punën , aktivitetet qe po i bëni, si AKB ne të mirë të zhvillimit ekonomike plotë 20 vite. Si Ode Ekonomike që unë e udhëhiqi , do vazhdojmë bashkëpunimin edhe me të madh si dy institucione në përkrahje për bizneset për të dy vendet.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë tema tjera qe që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë lidhur me komunitetit të biznesit, në mënyrë që të paraqiten dhe diskutohen kërkesat dhe barrierat e bizneseve dhe të gjinden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë atyre.

Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Oda Ekonomike Maqedonisë Veri-Perëndimore , gjithmonë në interes të komunitetit të biznesit për të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …