Gjatë javës së ardhshme, Agjencia kundër Korrupsionit ka paralajmëruar publikimin e statistikave që kanë të bëjnë me pasurinë e zyrtarëve të lartë publik. Kjo është bërë e ditur edhe nga vet drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni. Sipas tij, në dy ditët e fundit të afatit ligjor, 1 mijë zyrtarë të lartë kanë deklaruar pasurinë e tyre. Preteni, poashtu, ka bërë të ditur se janë rreth 100 zyrtarë të tjerë që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre.
