AKK i përkujton kryeministrit, Albin Kurti, se punëdhënës i nëpunësve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti, i cili duke folur për dorëzimin e listave për paga nga komunat tha se “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike antishtetërore”. Sipas AKK-së, kjo qasje nuk i duhet Kosovës e as çastit “aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë”.

 “Po ashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e kryetarëve të komunave.

“Si mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës”. Tutje, thuhet se është fyerje të cilësohen kryetarët e komunave si anti shtetit të Kosovës, ndaj i kanë kërkuar kryeministrit që të kërkojë falje.

Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë.  Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit. Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën”.

“Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”, thuhet më tej në reagim.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …