leoni

AKK

AKK: Ka filluar procesi për deklarimin e pasurisë të rreth 4200 zyrtarëve të lartë publikë në vend

Në vendin tonë ka filluarprocesi për deklarimin e pasurisë të rreth 4200 zyrtarëve të lartë publikë në vend. Agjencia Kundër Korrupsion që udhëheq këtë proces thotë se mangësitë ligjore po favorizojnë pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve. Edhe kur pasuria deklarohet, zyrtarët e lartë publikë përdorin dhjetëra metoda për të kamufluar atë pasuri, të cilën po ua mundëson legjislacioni i dobët në Kosovë. Sipas Hasan Pretenit, problemi kryesor qëndron se ligji nuk heton prejardhjen e pasurisë.  Agjencia Kundër Korrupsionit me dhjetëra herë ka vërejtur diskrepancë mes deklarimit të të hyrave dhe krijimit të patundshmërive nga zyrtarët e lartë publikë. Që nga viti 2008 zyrtarët e lartë publikë në vend deklarojnë për pasurinë e tyre në baza të rregullta vjetore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …