AKK: Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me automatizim injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës

AKK: Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me automatizim injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se kryetarët e komunave, nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  që mbahet sot,  ku do të diskutohet  për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsye e mospjesëmarrjes është fakti se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është ftuar zyrtarisht.  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal   ka ftuar vetëm Kryetarët, thuhet në njoftim. Më tej saktësohet se mos ftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe kryetarëve të saj.  Asociacioni i Komunave të Kosovës është i komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleate e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me një veprim të tillë  injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …