Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj situatës së vështirësuar ekonomike për qytetarët dhe bizneset pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rritjen e tatimit në pronë. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, theksoi se këto ndryshime, përveç ndikimit negativ nga energjia dhe tatimi në pronë, përfshijnë edhe tatimin mbi tokën bujqësore, që po krijon sfida për fermerët dhe sektorin agro-industrial. Ai paralajmëroi se kombinimi i këtyre faktorëve mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik lokal, duke kërkuar një qasje më të balancuar dhe koordinim ndërinstitucional për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.
