Asociacioni i Komunave të Kosovës publikoi Studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në qeverisjen lokale në Kosovë”. Ky studim është bërë gjatë periudhës Maj-Korrik 2020. Studimi synoi identifikimin e vështirësive të hasura nga komunat gjatë përhapjes së pandemisë COVID-19, masave të marra nga këto të fundit për të menaxhuar këtë situatë, bashkëpunimin me nivelin qendror dhe AKK-në, si dhe nevojat emergjente të komunave për të tejkaluar pasojat socio-ekonomike nga përhapja e pandemisë COVID-19. Studimi i dizajnuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u mbështet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) ndërsa është draftuar në emër të AKK-së nga UBO Consulting. Ky studim ka identifikuar dhe nxjerr në mënyrë të veçantë nevojat emergjente të komunave për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar nga COVID-19
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …