AKP e kthen stacionin e autobusëve në pronësi të komunës së Malishevës

Stacioni i Autobusëve në Malishevë, nga tani është në pronësi të komunës. Këtë e ka vendosur Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas shumë përpjekjeve të Komunës së Malishevës, që ky aset komunal, të bartet në pronësi të komunës. Këtë bartje të asetit komunal, e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Sipas kryetarit Begaj, pas mbledhjes së djeshme të AKP-së, anëtarët e këtij agjencioni, e kanë njoftuar lidhur me vendimin. “AKP ka shqyrtuar kërkesën tonë, për kalimin e stacionit të autobusëve në pronësi të komunës dhe ka vendosur, ashtu siç duhet, duke e bartur pronësinë”, ka thënë për Zyrën për Informim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …