AKP

AKP fal asetet në komunat shqiptare, nuk i prek komunat serbe

Privatizimi në Kosovë vazhdon të bëhet gjysma-gjysma dhe jo në tërë territorin e vendit. Në veri të Kosovës si dhe në vendbanimet me shumicë serbe nuk është bërë privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore apo aseteve të tyre. Në të vërtetë, Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të mandatit të dhënë nga Kushtetuta, ka ekskluzivitetin e privatizimit të pronës shoqërore në gjithë territorin e Kosovës. Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e quan dështim të AKP-së privatizimin në zonat e banuara me popullatë serbe. Sipas fjalëve të tij “nëse ligji vlen në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë, atëherë i njëjti duhet të zbatohet edhe në veri të vendit apo në zonat e tjera ku gjenden ndërmarrjet shoqërore të paprivatizuara”. Rasti më eklatant kur serbët lokal me ndihmën e Beogradit, kanë arritur të bllokojnë privatizimin është Brezovica. Obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë, përfshirë edhe makinacionet e Listës ‘Srpska’ dhe ministrave serbë të kabinetit të Isa Mustafës, kanë bërë që privatizimi i resorit turistik të Brezovicës të jetë në prag të dështimit. Beogradi përmes ministrave serbë të kabinetit të Mustafës, ka arritur të sigurojë dokumentacionin konfidencial të kompanive të huaja që kanë shprehur interesim të derdhin kapitalin e tyre në Brezovicë, duke i kërcënuar dhe shantazhuar ato.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …