“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të Ndërmarrjeve Shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Ju rikujtojmë se që nga muaji i kaluar Agjencia po i zbaton Rregullat e reja të Tenderit me çka janë thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit. Ato janë të publikuara edhe në web faqen e Agjencisë: www.pak-ks.org”, është thënë në njoftimin e AKP-së.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr. 50 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 23 shtator 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.