leoni

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

AKP-ja vetëm gjatë vitit që shkoi ka shpenzuar 1,388,483 euro për paga nga Buxheti i Kosovës

Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm thuhet se e quajtura  Agjencia Kosovare e Pronës shumicën e të hyrave i shpenzon për pagat dhe mëditjet, ku vetëm gjatë vitit që shkoi ka shpenzuar 1,388,483 euro. Kurse, të hyrat vetjake të AKP-së ishin 21,171 euro, ku përfshihet pjesa prej 5% nga administrimi i pronave dhe si të tilla është bartur në buxhetin e Kosovës. Kjo Agjenci ka rritur edhe detyrimet e papaguara. Kurse, menaxheri i kontratës kishte bërë edhe specifikimet teknike për tender. AKP nuk ka realizuar fare buxhetin për investime kapitale. Arsyet e mos shpenzimin e mjeteve për investime kapitale ka ardhur si rezultat i planifikimit jo të duhur të projekteve të klasifikuara gabimisht në kuadër të projekteve kapitale në vend se të trajtoheshin në kategorinë ekonomike mallra dhe shërbime. “Në 15 raste të menaxhimit të kontratave kemi hasur që menaxheri i Kontratës ishte personi i njëjtë i cili kishte bërë specifikimet teknike për tender, e cila nuk parashihet sipas udhëzuesit operativ të prokurimit publik”, thuhet në raport. Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që drejtori ekzekutiv të sigurojë se komisionet e vlerësimit janë duke bërë vlerësim objektiv të ofertave duke respektuar të gjitha kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …