Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë nr.20 NSH Univerzal Leposaviq – Lokali nr.2, MIT051 Komuna e Leposaviqit.
Kjo njësi ishte paraparë të shitej përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 20, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj njësia është bërë në bazë të shkresës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 122 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.
Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.