Ish-ministri i Ambientit në qeverinë Haradinaj, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka reaguar pas emërimit të shumë zëvendësministrave nëpër ministri të ndryshme nga kryeministri Hoti. Matoshi ka kërcënuar kryeministrin Hoti, se deputetët e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, përshkak të këtyre emërimeve të pakontrolluara do të heqin dorë publikisht nga mbështetja e mëtutjeshme ndaj saj.
