leoni

AKR-ja merr përkrahje të fuqishme, në Hajvali, bastion i njohur i kësaj partie

AKR-ja merr përkrahje të fuqishme, në Hajvali, bastion i njohur i kësaj partie

 Aleanca Kosova e Re ka mbajtur takim me anëtarë dhe simpatizantë, në bastionin e saj në Hajvali, ku para të pranishmëve foli kryetari i degës së pestë të AKR-së në Prishtinë, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli. Para përkrahësve të AKR-së, deputeti Islam Pacolli tha se Hajvalia çdo herë e ka përkrahur AKR-ne dhe vizionin e presidentit, Behgjet Pacolli. Tutje ai shtoi se AKR-ka është e fuqishme dhe e vetmja që ka punuar për të mirën e qytetareve të kësaj kësaj ane. “Këtu është zemra e AKR-së, nga këtu ka filluar rrugëtimi jonë dhe për këtë ne do të jemi përherë mirënjohës ndaj jush,  asnjëherë nuk do të harrojmë përkrahjen tuaj të fuqishme për ne. Këtu investon vetëm AKR-ja, në krye me Behgjet Pacollin, vetëm Ministritë që janë udhëhequr nga ne, asnjë parti tjetër”, deklaroi deputeti Pacolli.

“Ne kemi ngritur zërin për Gollakun, të tjerët e harruan, ne kërkuam investime dhe buxhet më të madh për këtë zonë”, tha Pacolli. Sekretari i AKR-së, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Vesel Makolli ka folur për programin që ofron partia e presidentit Pacolli dhe vlerësoi se Pacolli ka dhënë shumë për Kosovën dhe në shumë raste ka sakrifikuar për të mirën e saj.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se AKR-ja gjenezën e ka në Golllak. Ai ka kritikuar partitë tjera për qeverisje të dobët, pa rezultate  konkrete për zhvillimin e vendit. Rreth projekteve që janë realizuar gjatë këtij mandati, nga ministritë që janë drejtuar nga AKR-ja, foli ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në mesin e tyre. “Vota juaj për ne, është vota për Hajvalinë, për një jetë më të mirë, për projekte të ndryshme si  trotuare, ndriçim, të cilat ende mungojnë padrejtësisht në këtë pjesë të Prishtinës”, tha Matoshi. Në fund të këtij takimi u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga radhët e AKR-së, të pranishëm në këtë takim, Islam Pacolli, Skender Avdyli, Mirlinda Sopi, Vesel Makolli, Fatmir Matoshi, Myzejene Selmani, Ekrem Mustafa, Alma lamçja, Arianit Ibrahimi, Avdullah Mehmeti, Ymer Rogova dhe Nusret Qubreli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …