AKR kërkon kthimin e dinjitetit për luftëtarët e UÇK-së: Mbështetje e plotë për kërkesat e OVLUÇK-së

Në emër të presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nënkryetari Selim Pacolli ka pritur në selinë e partisë kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë. Pas takimit, Pacolli theksoi se AKR mbështet fuqishëm kërkesat e OVLUÇK-së, të cilat i cilësoi si të ligjshme dhe urgjente, megjithëse të vonuara. “Është koha e fundit që përmes ligjit t’u kthehet dinjiteti luftëtarëve të lirisë,” shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se AKR do të ofrojë përkrahje të plotë për realizimin e të drejtave ligjore të kësaj kategorie. Ai gjithashtu kritikoi trajtimin e deritanishëm institucional ndaj veteranëve, duke e quajtur të pa tolerueshëm dhe jo adekuat.

Kontrolloni gjithashtu

Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

KEDS bllokon vendimin e ZRRE-së për kompensimin e qytetarëve për faturat e veriut

Një vit pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompensimin e qytetarëve për …