Aleanca Kosova e Re, në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim me qytetarë në Vushtrri. Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së kësaj partie në Vushtrri, Arta Haxhaj, ka thënë se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuara, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët. Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot. Duke i bërë thirrje rinisë që të qëndrojë dhe të mos e lëshojë Kosovën, ministri i Jashtëm në detyrë tha se shumë shpejtë do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar edhe takimit të djeshëm me homologun e tij finlandez, si shtet i cili kryeson me Presidencën e Bashkimit Evropian. Në fund të tubimit, u bë prezantimi i kandidatëve për deputet nga Aleanca Kosova e Re.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …