Aleanca Kosova e Re

AKR: Po cenohet siguria dhe e ardhmja e fëmijëve të Kosovës

Aleanca Kosova e Re  dënon ashpër sulmin mizor ndaj kuvendit të Republikës së Kosovës. AKR kërkon nga organet kompetente që në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta dhe ta zbardhin këtë rast, i cili direkt është i orientuar kundër çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Liria dhe siguria e qytetarëve të vendit është dhe duhet të jetë ideali madhor i shtetit tonë, andaj AKR bën thirrje edhe tek klasa politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve në radhë të parë. AKR është e përkushtuar të japë kontributin e vet në drejtim të zhvillimit të shtetit, garantimit të lirisë dhe sigurisë për qytetarët dhe prosperitetin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …