Tendenca për mashtrime të reja të qytetarëve të Kosovës po bëhet në forma nga më të ndryshmet, megjithatë për dallim nga këta mashtrues, në Kosovë po vërehet një vetëdijesim i lartë qytetar dhe falë këtij vetëdijesimi, Kosovën e presin ditë më të mira. Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare. Përkundër ofertave për të paguar këtë sondazh, AKR nuk ka pranuar të jetë pjesë e tendencave për dezinformimin e opinionit publik, thuhet në një kumtesë të AKR-së.
