AKR vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre

AKR: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre

Aleanca Kosova e Re vlerëson se me situatën e fundit në Kosovë me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj është krijuar një momentum i ri politik i cili duhet të trajtohet me një përkushtim serioz nga të gjitha palët, në mënyrë që vendit t’i garantohet një perspektivë e qëndrueshme demokratike. “Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirëse të vendit tonë. Aleanca Kosova e Re është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë t’i jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit. Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …