Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt takimi i Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjorë dhe përfaqësuesve juridik të komunave. Ky takim pati për qëllim hartimin e model-padisë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat kolektive. Në këtë takim, pas diskutimeve, është finalizuar kjo model-padi, të cilën komunat do ta paraqesin veç e veç në Gjykatën Themelore dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesit juridik gjatë gjithë procesit gjyqësor. Dy Ministritë si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, kanë bërë ndërhyrje në kompetencat e komunave, duke ngarkuar me barrë financiare buxhetet e tyre edhe pse komunat nuk janë palë nënshkruese. Për shkak të këtyre dy kontratave, komunave i’u janë marrë mbi 35 milionë euro nga buxhetet e tyre e për pasojë kemi mosrealizim të projekteve kapitale, vlerësime jo të mira nga auditori dhe shumë probleme tjera, për të cilat komunat nuk po përkrahen nga niveli qendrore për të gjetur një zgjidhje adekuate. Si pasojë e kësaj mospërkrahje komunat si person juridik kanë vlerësuar të shtrojnë PADI ndaj MASHTI-it dhe MSH-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …