Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në Turqi. Si pasojë e tij 15 udhëtar të një autobusi kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar. Njoftohet se deri te aksidenti me pasoja fatale ka ardhur kur autobusi i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir. Mediet njoftojnë se në vendin e aksidenti kanë humbur jetën 11 udhëtar ndërsa katër të tjerë, ndonëse nga ekipet e ndihmës së shpejt janë dërguar të gjallë në spital, nuk ja kan dal të ju përballojnë lëndimeve serioze dhe kanë ndërruar jetë. Ende nuk dihet sakt për shkaqet e aksidentit ndonëse policia dhe ekspertët janë në vendin e ngjarjes duke hulumtuar për gjetjen e shkaqeve të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …