Edhe pse ende nuk është mbyllur viti 2016, të dhënat e fundit që i përkasin periudhës Janar – Shtator, tregojnë se numri i personave të vdekur në 9 muajt e këtij viti, i është afruar totalit të personave të vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar. Kështu, sipas shifrave zyrtare, në vitin 2015, në rrugët e Shqipërisë u mbytën 270 veta nga aksidentet, ndërsa deri në Shtator 2016, humbën jetën 202 pjesëmarrës në komunikacion. Shqipëria, radhitet e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Gjatë vitit të fundit ka pasur afërsisht 2.000 aksidente nga të cilat 2.692 veta janë përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte. Nga ta, 270 kanë ndërruar jetë. Si shkak kryesor i përgjakjes së rrugëve nga aksidentet mbetet shpejtësia e lartë, që vjen si pasojë e mos respektimit të shenjave rrugore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …