Aksion humanitar në komunën e Suharekës

Shoqata Humanitare “Duart e Bamirësisë” nga Kuvajti, shpërndau 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. Shpërndarja u bë te parku i qytetit në Suharekë, ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili në një fjali rasti tha se çdo herë do të jemi pranë atyrë që kanë nevojë dhe se aksione të tilla janë të mirëseardhura dhe se do të vazhdojmë të gjejmë donatorë të tillë në mbështetje të familjeve në nevojë. Organizimi i kësaj ngjarje u bë nga Drejtoria e Shëndetësisë, konkretisht nga Qendra për Punë Sociale, në Suharekë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …