Pas hetimeve dhe grumbullimit të provave materiale, Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e disa lokaleve të uzurpuara. Ky operacion është kryer në dy lokacione, njëri tek Zona Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. “Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme. Këto prona, të cilat kanë qenë të uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj të dyshuarve pritet të ngritet akuzë për veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …