Aksioni i Pastrimit i paraparë që të mbahet në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, ka vazhduar edhe në fshatin Opterushë, sipas “Planit Komunal të Pastrimit 2019”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin, Drejtorët e Drejtorive: asaj të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe nxënësit e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë dhe drejtori i kësaj shkolle, të cilët u aktivizuan vullnetarisht në aksionin e pastrimit.