Aksioni ta pastrojmë Kosovën më karakter sensibilizues i cili do të mbahet më 24 maj 2016, organizohet edhe nga Komuna e Deçanit. Në këtë aksion do të marrin pjesë qytetarët, shkollat, KFORI, Policia e Kosovës, Qendrat e Mjekësive Familjare, Ndërmarrja Publike “Higjena”, organizatat joqeveritare lokale që veprojnë në komunën e Deçanit, gjithashtu aksionit do ti bashkëngjiten edhe disa bizneset private më veprimtari ndërtimore.
Aksioni do të filloi nga ora 10 h-12 h.
Mjetet materiale si: dorëzat dhe thasët plastikës janë të siguruar nga komuna e Deçanit.
Ndërmarrja Publike “Higjena” do të bej bartjen e mbeturinave deri në deponin regjionale.
Shkollat do të pastrojnë ambientet rrethuese (oborret e shkollave) dhe sheshet e fshatrave ku ato gravitojnë kurse një klasë e gjimnazit do të pastroj qytetin së bashku me pjesëmarrësit e përmendur më lartë.
Bizneset private më veprimtari ndërtimore do të pastrojnë deponitë ilegale në këto lokacione:
-
Në Podin e Gështenjave në Deçan,
-
Në afërsi të Ndërmarrjes Publike për Ujitje “ Lumëbardhi” , në rrugën “Sali Çeku”-Deçan
-
Në afërsi të stacionit të policisë në Deçan
-
Përgjatë rrugës në hyrje të fshatit Prokolluk
-
Në fshatin Baballoq.