Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve. Aktakuza është ngritur ndaj personave me inicialet M.B, D.B dhe ZH.M për veprat penale ‘Krim i Organizuar’, ‘Kontrabandimi i mallrave’, ‘shmangia nga tatimi’ dhe ‘shmangia nga akciza dhe detyrimet e importit’. Të pandehurit në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2011, me dashje dhe dijeni, “aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Të pandehurit i kanë futur ilegalisht në Kosovë karburantet e naftës nga Serbia, përmes kompanive që nuk posedonin licenca për importin e karburanteve. Këto karburante shkonin në pompat e benzinës në veri, të cilat nuk kanë as leje pune. Sipas aktakuzës, ky grup kriminal e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në një vlerë të përgjithshme prej 3,035,911.36 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …