Rexhep Selimi - Gjykate

Aktgjykimi për rastin e përleshjes së deputetëve shpallet me 25 prill

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca për rastin e përleshjes së deputetëve në vitin 2012, me ç’rast drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu paraqiti dëshminë e tij. Ky i fundit ka shpjeguar se ekspertiza mjeko-ligjore për sulmin e pretenduar ndaj deputetit, Bekim Haxhiu është lëshuar në bazë të urdhëresës së gjyqtarit dhe se  njëjta është lëshuar bazuar në dokumentacionin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit, Vesel Ismajli, Gërxhaliu sqaroi se nuk është bërë ekzaminimi i të dëmtuarit, por vetëm në bazë të raportit mjekësor. Seanca e radhës do të mbahet me 25 prill, ku do të shpallet përfundimisht aktgjykimi në lidhje me kacafytjen fizike mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Në seancën e sotme kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri u soll i shoqëruar nga Policia, pasi ai nuk i ishte përgjigjur ftesave të Gjykatës. Shoqërimin e tij nga policia Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arrestim ndërsa procesin gjyqësor e ka cilësuar si të montuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …