Në kohën kur e gjithë bota demokratike po proteston kundër racizmit, duhet të kujtojmë se edhe ne jemi viktimë e racizmit institucional të Bashkimit Evropian. Ne qytetarët e Republikës së Kosovës ngrisim zërin kundër racizmit institucional të BE-së, i cili nuk po e ndalë diskriminimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke mos i dhënë të drejtën e levizjes së lirë. Edhe pse Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret të caktuara nga BE, që nga viti 2016. Ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në aksionin simbolik. I cili mbahet me: 26.06.2020 në orën 14:00. para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
#VisaLib
#NoToRacism
#YesToKosovo
#KosovoCantBreathe
P.S – Bartja e maskave dhe mbajtja distancës fizike janë obligative për shkak të Pandemisë #COVID-19.