Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 para objektit të Qeverisë së Kosovës. Për Vetëvendosjen, Abrashi, sikurse edhe kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. “Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Lëvizja Vetëvendosje bashkë me videon e bërë gjatë këtij aksioni. Ditë më parë ky ministër në një postim të tij, ka fyer dhe ka përçmuar rëndë akademikun, shkrimtarin dhe intelektualin, Rexhep Qosja. Gjuha e tij e ulët dhe shprehjet banale nuk i kanë hije një zyrtari, aq më pak një ministri të Qeverisë, pavarësisht pikëpamjeve e bindjeve të tij politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …