Aktivistë të PSD-së, bashkë me kryetarin, Dardan Molliqajn, kanë protestuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji

Aktivistë të PSD-së, bashkë me kryetarin, Dardan Molliqajn, kanë protestuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji

Aktivistë të PSD-së, bashkë me kryetarin, Dardan Molliqaj, kanë hyrë në Zyrën e Rregullatorit për Energji. Aty kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka dalë të flasë me ta, duke i lutur të mos e  pengojnë atë dhe stafin e tij. Aktivisti Nol Nushi, nga PSD-ja, kërkoi që ZRRE-ja ta publikojë vendimin, ndërsa Dardan Molliqaj pyeti se sa është subvencionimi i propozuar  nga Qeveria për konsumin të energjisë elektrike deri në 800 kilovat. Molliqaj  se do ta pengojnë ZRRE-në, pasi po bën punë të keqe dhe të dëmshme për qytetarët e vendit. Kryetari i PSD-së  e  akuzoi kryesuesin e bordit të ZRRE-së se po manipulon në llogari të KEDS-it. “Fakti që s’ke përgjigje, je duke i shërbyer KEDS-it”,  dhe kjo është një  turp për ju tha Molliqaj. Më pas pati edhe replika e mospajtime nga protestuesit dhe kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …