Aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharëve me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve. Albin Kurti, tha se 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. “Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së”, u shpreh Kurti me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …