Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë mobilizuar sot për një aksion simbolik tek objekti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata i kanë mbyllur dyert e KQZ-së me shirita, në shenjë proteste kundër kryetarit të vendit, që siç thonë ata, është ai që po e mbanë të bllokuar KQZ-në. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku ka thënë se kanë dal ta kundërshtojnë këtë veprim të Hashim Thaçit që sipas tyre është një veprim shumë i rrezikshëm për jetën politike në Kosovë. Ajo ka theksuar se nga bllokimi këtij institucioni, 13 subjekte politike janë privuar nga fondi shtetëror të cilin ua garanton ligji.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …