Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit për ta kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Krahas rritjes së numrit të aktivistëve të Vetëvendosjes dhe qytetarëve të tjerë që i janë përgjigjur ftesës për protestë, është duke u rritur edhe numri i pjesëtarëve të policisë. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se në seancë e sotme nuk është në rend dite çështja e Demarkacionit.
