Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, në mesin e të cilëve edhe deputeti Glauk Konjufca dhe sekretari i Lëvizjes Dardan Molliqaj, të cilët u arrestuan këtë javë nga Policia e Kosovës, do të mbesin në paraburgim për kohë të pacaktuar. Gjykata Themelore e Prishtinës, është duke i shqyrtuar dy opsione: atë të lënies në paraburgim derisa të arrestohen edhe 14 aktivistë të tjerë, për të cilët gjykata ka lëshuar fletarrestimin qysh prej janarit të këtij viti, ose veçimin e lëndës për këta që janë në paraburgim. Të arrestuar këto ditë, përveç Konjufcës dhe Molliqajt janë edhe zëdhënësi Frashër Krasniqi, si dhe aktivistët Fatmir Kurtaj, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj dhe Skender Merturi. Në paraburgim janë edhe dy të akuzuarit e tjerë Besnik Zeqiraj dhe Trim Gashi, të cilët janë arrestuar gjatë protestës së opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …