Aktivistët e PSD-së kanë zhvilluar një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhur me rastin e Martin Berishajt

Aktivistët e PSD-së kanë zhvilluar një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhur me rastin e Martin Berishajt

Aktivistët  e PSD-së kanë zhvilluar  një aksion pranë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aty i kanë ulur flamujt e Kosovës dhe të Bashkimit Europian, duke i zëvendësuar me disa flamuj në formën e kartmonedhave, me portretin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal financiar. Nol Nushi, anëtar i Kryesisë së PSD-së tha se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër Martin Berishajt.  Ende nuk është zyrtare, por burimet e ndryshme e konfirmojnë këtë. Ministri  Berishaj po  hetohet për pastrim parash, për shmangie të tatimit dhe fshehje të biznesit, tha Nushi.  Ministria e Jashtme  nuk e përfaqëson Kosovën. Kurrë  deri tani  nuk ka pasur skandal më të madh në këtë ministri.  Është krejtësisht e pakuptueshme mbrojtja që krerët e shtetit po ia bëjnë ambasadorit Berishaj, ka saktësuar, Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …