Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë goditur me ngjyrë
makinën e zëdhënësit të Qeverisë, Artan Abrashi. Lajmi është konfirmuar nga Vetëvendosje
në faqen e saj në Facebook. Ky subjekt ka arsyetuar hedhjen e ngjyrës, me
faktin se ministri Abrashi para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe
opozitare në Kuvendin e Kosovës me terroristët e ISIS-it. “Abrashi është një
abuzues dhe ofendues, i cili ka etiketuar rëndë opozitën e vendit të tij, duke
përdorur fjalë të njëjta me Serbinë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Më
tej, ky subjekt paralajmëron se “Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët e saj nuk do të
mund të kenë rehati pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me
Malin e Zi”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …