Donika Gervalla

Aktivistja e hershme e LDK-së, Donika Gërvalla, ka kërkuar informacione se sa delegatë e kanë votuar Isa Mustafën

Donika Gërvalla, aktiviste e hershme e LDK-së, bija e veprimtarit të mirënjohur Jusuf Gërvalla, ka kërkuar publikisht informacione se sa delegatë e kanë votuar, Isa Mustafën në krye të partisë në Kuvendin e Përgjithshëm. Nëse s’janë shënuar sa vota janë për, sa kundër dhe sa kanë abstenuar, votimi duhet të shpallet i pavlefshëm. Donika Gërvalla nuk ka qenë pjesë e zgjedhjeve që përfunduan të shtunën në LDK. Në Kuvendin e VIII ajo ishte nxjerr jashtë me dhunë nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së, ku Isa Mustafa ishte zgjedhur po me aklamacion për Shef të LDK’së. Edhe të shtunën në garë për Shef të Partisë ishte Fatmir Sejdiu, të cilit nuk iu lejua as të kandidonte pasi s’i kishte marrë gjysmën e votave të delegatëve për të qenë pjesë e procesit. Isa Mustafa para se të bëhet Shef për herë të tretë i LDK’së ka mbajtur pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr Kryeqytetin për dy mandate. Ka qenë pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Pasluftës ka qenë pjesë e Bordit të Universitetit të Prishtinës. Para luftës ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ka pasur pozitë ekzekutivie edhe në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, në Komunë e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …