28 Nëntori-Dita e Flamurit Kombëtar, në komunën e Shtimes është shënuar me një varg aktivitetesh, të cilat janë organizuar nga Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport.
Për nder të kësaj feste kombëtare, aktivitetet kanë filluar më datën 25 Nëntor, kur edhe është realizuar Shfaqja premierë “ Me ligj apo me kanun”, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Shfaqja është realizuar në regjinë e Marigona Bekteshit kurse menaxher i projektit ishte Mirsad Ferati. Rolet u interpretuan nga aktorët e rinj: Qëndrim Shabani, Lirim Halimi, Dren Imeri, Kosovar Misini, Çlirimtar Misini, Erxhan Mehmeti, Durim Ademaj, Dafina Ramadani, Liridona Krasniqi, Zela Gashi, Gentiana Mehmeti, Djellza Latifi dhe Gentiana Lami.