Aktivitete në përkujtim të Epopejsë së Vërrinit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë,

Në përkujtim të Epopesë së Vërrinit, që ndodhi më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Prizren, ka paraparë disa aktivitete për të nderuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Agjenda e aktiviteteve është si vijon:

Më 01.09.2024:

  • Në ora 10:00: Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
  • Në ora 11:00: Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushtendil.
  • Në ora 11:30: Homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve në fshatin Lez.
  • Në ora 12:00: Nën Patronatin e Federatës së Mundjes dhe në bashkëpunim me klubin e mundjes “Xhevat Berisha” organizohen garat në Pehlivana.

Më 02.09.2024:

  • Në ora 10:00: Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoqë e Qytetit.
  • Në ora 10:30: Homazhe pranë lapidarit në Jeshkovë, si dhe homazhe pranë varrezave të martirëve dhe dëshmorëve.
  • Në ora 11:30: Homazhe pranë lapidarit në fshatin Malësi e Vërrinit (Lubiqev).
  • Në ora 12:00: Homazhe te Kalaja e UÇK-së në Leskovec (Arbëri).

Me respekt, Sekretari i OVL-UÇK-së Prizren,
Isa Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës zgjeron flotën me 7 automjete të reja, për shërbime më efikase të transportit të dërgesave postare

Posta e Kosovës ka shtuar flotën e saj me 7 automjete të reja, duke zgjeruar …