Aktivitete të shumta tematike e kulturore në 100-vjetorin e rënies heroike të Isa Boletinit

Me një varg aktivitetesh të organizuara në Shkup, në Prishtinë e Tiranë është përkujtuar 100-vjet0ri i rënies së Isa Boletinit dhe tetë bashkëluftëtarëve të tij, më 32 janar të vitit 1916, në Podgoricë të Malit të Zi.  


 


Fillimisht në Shkup libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, me materiale nga konferenca shkencore mbajtur më 5 qershor 2015 në Prishtinë.  Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit në mes të Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Institutit të Historisë – Tiranë, dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Promovimin e përshëndeti stërnipi i  Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili theksoi rëndësinë e madhe të këtij libri për historiografinë shqiptare.


 


Edhe kryetari i Komunës Saraj të Shkupit, Bekim Murati, u shpreh i entuziazmuar, që ngritjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, i parapriu ky përurim libri për figurën e heroit të madh popullor Isa Boletini. Më tej, rreth rëndësisë së konferencës shkencore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, folën drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, Sabit Syla, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, të cilët çmuan lartë figurën e Isa Boletinit dhe këtë përmbledhje me materiale shkencore historike. Rreth përmbajtës së librit, folën Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë së Prishtinës, dhe Sevdail Demiri nga ITSHKSH-Shkup.


 


Në lagjen Saraj të shkupit  u vendos  përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini, ndërsa do të lëshohet në përdorim edhe rikontruimi i sheshit aktual të emëruar si “Sheshi i Flamurit”. “Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe Kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të sheshit arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit. Kohë më parë për shtatoren e Isa Boletinit në Saraj ka folur edhe Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit që thotë se ndjehet shumë i lumtur që pas Kosovës e Shqipërisë më në fund edhe në Maqedoni po vendoset busti i stërgjyshit të tij.


 


Aktivitete në nderin dhe përkujtim të Isa Boletinit, i cili me të drejtë është krahasuar me Robin Hudin, janë zhvillura edhe në Deçan dhe në qendra të tjera të vendit.


 


 


25. 1. 2016  ora 6 dhe 8.00


 


Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndërprerë grevën që e ka nisur ditë më parë, pasi që kryetari i trupit gjykues në rastin e tij, ka miratuar kërkesën e tij për trajtim të specializuar mjekësor në QKUK. Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Arianit Koci. Ai tha se kryetari i trupit gjykues ka miratuar kërkesën që Lushtaku të ketë trajtim mjekësor specialistik në QKUK për 24 orë. Sami Lushtaku ka nisur grevën me pretendimin se në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nuk e kishte trajtimin e duhur mjekësor. Vitin e kaluar, Lushtaku është dënuar me 12 vite burgim nën akuzën për gjoja krime lufte nga një trup gjykues ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicë për vrasjen e një personi të panjohur, duke u bazuar në deklaratat kontroverse të një dëshmitari bashkëpunues dhe të mbrojut nga EULEX-i. 


 


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për media ka thënë se ngjarjet e fundit në Kosovë kanë nxjerrë defektet në sistemin e sigurisë në vend, duke theksuar se është shkelur ligji për policinë e Kosovës. Bastisjet e zyreve të opozitës në mënyrë ushtarake dhe duke parë dhunën ndaj protestuesve, arrestimet e paligjshme edhe të deputetëve tregojnë se është shkelur ligji për policinë e Kosovës”, është shprehur Selimi për mediet. Ai ka thënë se janë shkelur neni 2, 10 dhe 13 i Policisë së Kosovës. Selimi ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të respektojnë ligjin për Policinë e Kosovës. Po ashtu edhe neni 13 që ka të bëjë me zbatimin e urdhrave të ligjshëm dhe mos zbatimin e urdhrave të paligjshëm. Kërkojmë nga zyrtarët policorë që ta respektojnë ligjin për Policinë e Kosovës. Shumë pjesëtarë të policisë se kanë kaluar verifikimin e sigurisë. As policia e as MPB-ja nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.  Nga moskalimi i verifikimit të sigurisë, zyrtarët policorë po shantazhohen që të zbatojnë urdhrat politik. Është koha e domosdoshme që Policia të reflektojë dhe të zbatoj ligjin për policinë dhe ligjet tjera të Kosovës. Ky pushtet po bie por Policia nuk duhet të bie”, ka thënë Selimi.


 


Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama e quan paradoks mosdhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ka nevojë për liberalizim të vizave. “Qytetarët në Kosovë sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Evropë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Evropës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë Rama gjatë një ligjëratë në Kolegjin e Evropës në Bryzh të Belgjikës, ku foli mbi kuptimin e Bashkimit Evropian dhe procesin e zgjerimit në pikëpamjen shqiptare dhe rajonale. I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Evropë në procesin e integrimit, kryeministri Rama ka theksuar se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.


 


Gjatë qëndrimit për një takim me tiranasit, deputeti dhe ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se më të bashkuara janë vendet e BE-së, sesa Kosova me Shqipërinë. Kurti tha se Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë në situatën që ka përfshirë Kosovën, pasi është i vetmi vend që e ka këtë të drejtë.


“Unë mendoj se problemi nuk është që Tirana po ndërhyn, problemi është që Tirana nuk po ndërhyn. Do të duhej që Tirana të ndërhyjë dhe është shumë e padrejtë nga ana e kryeministrit të Kosovës, kur dihet që në Kosovë nuk mbeti kush pa ndërhyrë, tani ti, t’i bësh rezistencë nga Shqipëria. Madje nëse ka dikush të drejtë që të ndërhyjë është pikërisht Tirana. Dhe ky pikërisht instancës që ka të drejtë të ndërhyjë i kundërvihet, ndërkohë që ndërhyrjeve të Serbisë nuk i thotë asgjë. Ai na ka quajtur edhe ne kriminelë, por Vuçiqin e Daçiqin nuk i quan kurrë kriminelë, ndonëse janë përgjegjës për planifikimin e gjenocidit në vitet 1998-1999. Pra e ka gjuhën pakrahasueshëm më të ashpër ndaj VV-së sesa ndaj Beogradit dhe rrjedhimisht e ka edhe reagimin shumë të ashpër ndaj Tiranës sesa ndaj Beogradit”, ka thënë Kurti në një bisedë për OraNews të Shqipërisë. 


 


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar kundër publikimit në media të notave të saj kur ishte në shkollën e mesme. Ai ka thënë se publikimi i notave të Jahjagës bëhet me qëllim për ta favorizuar Hashim Thaçin për kryetar të Kosovës. Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për kryetar duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare me publikimin e ditarve të gjimnazit. Po të ishin notat shkollore kriter i pozitave në skenën politike sot shumë njerëz nuk do të ishin në këto pozita në krejt institucionet dhe Kosova do të mund të ishte ndryshe Po të ishin notat shkollore kriter i dijes sot nuk do te kishim kaq shumë të padijshëm me tituj e nota të mira.


Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për president, duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare (imazhi) dhe këtë me publikimin e ditarve të gjimnazit. Zgjidhjet e dëmshme nuk do të kalojnë ka thënë mes tjerash kryetari Ahmeti.


 


Serbi ndër të parët të kishte pranuar të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, tani  deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq tha se “Asociacioni i Komunave Serbe nuk do t’i kënaq interesat e serbëve te Kosovës, por do të jetë storie e suksesit të madh i politikës së Beogradit karshi Kosovës”. “Besoj se FAK-u nuk do te ishte ne interesin e serbeve te Kosovës,dhe për momentin nuk është skenar i Listës Serbe që ta votojmë Ushtrinë e Kosovës. Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe më shumë është çështje politike, sesa ndikon në jetën e serbëve në Kosovë. “Statuti i ASK-së nuk do t’i kënaq interesat e serbëve te Kosovës, por do të jetë storie e suksesit të madh i politikës së Beogradit karshi Kosovës”, thotë Rashiq. Ai  është kryetar i Partisë Demokratike Progresive, kurse në ish koalicionet qeveritare kishte udhëhequr Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për dy mandate, ndërsa në shtator të 2015 i ishte bashkuar grupit parlamentar të Lstës Serbe.


 


Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel.Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosja për letërsi. Sekretarja e këtij Unioni, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim ka thënë se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka iniciuar këtë procedurë me dy universitete,  atë nga Franca me z. Daniel Lowers dhe nga Anglia me Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.


 


Aktivistët sirianë thonë se së paku 63 njerëz, në mesin e tyre nëntë fëmijë, janë vrarë në sulme ajrore, të cilat dyshohet se janë kryer nga avionët rusë në lindje të Sirisë. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se avionët kanë sulmuar fshatin Kasham, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik. Të dhënat, megjithatë, nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës Dar al-Zur, ku ndodhet fshati Khasham. Rusia, aleate e Assadit, ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri në fund të shtatorit, duke thënë se godet Shtetin Islamik dhe ekstremistët e tjerë atje.



 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …