Aktivitetet: E diel, 27 mars 2016, Ora 12.00
Vendosje e kurora lulesh tek Lapidari në vendin e rënies, në shtëpitë e familjeve Rama në Shkabaj, Obiliq (Lapidari gjindet në rrugën Prishtinë-Obiliq, pas udhëkryqit Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë);
Fjalë rasti e Organizatorit;
Pritje e të ftuarve, presidentja, kryeministri, personalitete tjera, qytetarë.
Informacion plotësues:
– Më 17 shkurt 2016, Presidenca ndau dekoratën “Urdhri i Lirisë”;
Dita kur ranë Dëshmorë të dhjetë anëtarët e familjeve Rama, ka ndodhur në shtëpitë e tyre në Shkabaj të Obiliqit, më 27 mars 1999, rreth orës 14.30 pasdite, derisa të rrethuar (të sulmuar) kanë luftuar deri në rënien e tyre. Shkak i sulmit të forcave pushtuese, ishte se shtëpitë e tyre ishin bazë e UÇK-së, ndërsa Dëshmorët atë kohë ishin ushtarë, organizatorë dhe përkrahës të luftës për çlirim.
Dëshmorët e 27 marsit ‘99:
1: Ismet Halil Rama (1945), me dy bijt e tij, Agron Ismet Rama (1969), dhe Albert Ismet Rama (1983).
2: Faruk Izet Rama (1976).
3: Xhevat Qamil Rama (1948), me dy bijat e tij, Shqipe Xhevat Rama (1980) dhe Syzana Xhevat Rama (1974).
4: Bejtush Halil Rama (1959).
5: Xheladin Qamil Rama (1954), me bashkëshorten e tij Hamide Rama (1956).
Kontakti me organizimin:
Ardian Rama 044-339-855; Agron Xhemajli 045-251-070