Agjenda e aktiviteteve të komunës së Malishevës me rastin e shënimit të 17 Shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të jetë:
15.02.3020. Nga ora 09:00 – Turniri në futboll të madh. Turniri mbahet në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë.
15.02.2020. Në ora 10:00 – Turniri në shah.
16.02.2020. Nga ora 12:00 – Turnir në volejboll. Turniri mbahet në sallën e sportit të SHFMU “17 Shkurti” në Banjë.
17.02.2020. Ora: 09:00 – Pritja e qytetarëve në zyrën e kryetarit. Vendi: Objekti i ri i komunës.
Ora: 10:00 – Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës. Vendi: salla e mbledhjeve e KK.
Ora: 10:30 – Nderime para Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Vendi: Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë.
Ora: 11:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë.
Ora: 11:30 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë.
Ora 12:30 – Homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Ora:20:00 – Ndezja e fishekzjarrëve. Vendi: Objekti i ri i komunës.