Aktivitetet që shënuan 9 Vjetorin e Pavarësisë në komunën e Shtimes

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, aktivitetet për shënimin e 9 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në komunën e Shtimes, kanë filluar më 15 shkurt ku, në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i është kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, më 15 dhe 16 shkurt, nëpër shkolla është organizuar program kulturor dhe janë organizuar ekspozita me punimet e nxënësve lidhur me përvjetorin e Pavarësisë.

Ndërkaq, më 17 shkurt, strukturat udhëheqëse të komunës së Shtimes, në krye me kryetarin, Naim Ismajli, nënkryetarin, Fatmir Rashiti dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK- së në Shtime, Mollopolc, në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Grykën e Carralevës. Në homazhe dhe vendosjen e luleve kanë marrë pjesë edhe drejtuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta ( SHIL, SHFD, SHVL ), drejtuesit dhe përfaqësuesit e institucioneve publike të komunës dhe një numër i madh i qytetarëve të tjerë.

Aktivitetet kanë vazhduar me ndeshje miqësore Revyla K.F. PRO NET VS K.F KFORI LMT (në fushën sportive “Arbëri “- Reçak,  organizuar nga OJQ”PPE”, KVRL dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport) me ç’rast është mbajtur edhe  finalja e turnirit në futboll të vogël për Kupën e Pavarësisë, ndërmjet KF. “ORCHIDE” (Ferizaj) VS KF. “PA SPONSOR” (Lypjan, në fushën sportive “Arbëri “- Reçak).

Në ora  15:00 është mbajtur Programi Kulturoro-Artistik dhe ndarja e shpërblimeve për Kupën e Pavarësisë, në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime. Një emocion të veçantë, për të pranishmit në sallë, kanë zgjuar recitimet nga nxënësit e 7 shkollave fillore të komunës, për të cilët u ndanë edhe mirënjohje. Të rinjtë e AKV “ Dita” kanë performuar me këngë dhe valle kurse një interpretim, para publikut, bënë edhe rapsodët nga fshati Petrovë.

Përmbyllja e aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori të Pavarësisë u bë me koncertin festiv, i cili filloi në ora 17, në oborrin e shkollës fillore “ Emin Duraku, në Shtime, ku para një numri të madh të qytetarëve, sidomos të të rinjve, u paraqitën këngëtarë të njohur të estradës kosovare: Adelina Berisha, Korab Shaqiri, Leonora Rugova etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …