Me rastin e shënimit të 12 vjetorit të vdekjes tragjike të 15 maturantë të Gjimnazit të Malishevës, të cilët humbën jetën në një ekskursion në Shqipëri, do të mbahen këto dy aktivitete. Në ora 14:00- homazhe në varrezat e maturantëve dhe në ora 15:00-ndeshje në volejboll, mes Klubit të Volejbollit “Malisheva” dhe profesorëve të Gjimnazit “Hamdi Berisha”. Kjo ndeshje zhvillohet në përkujtim të maturantëve, pasi disa nga anëtarët e klubit të volejbollit, janë gjeneratë me maturantët e vitit 2004, si dhe profesorët, ish mësimdhënës të maturantëve, që kanë humbur jetën.