Aktiviteti i Filharmonisë së Kosovës për vitin 2023 vazhdon me koncertin e radhës në Viti

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, aktiviteti i Filharmonisë së Kosovës për vitin 2023 vazhdon me koncertin e radhës më 20 janar me paraqitjen përpara publikut të Vitisë. Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” prej orës 18:00.

Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Vitisë dhe është i hapur për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …